Rasti historik i heroikës dhe shfaqjes patriotike shqiptare: Hedhja e dronit të Shqipërisë etnike në Beograd
Nga Spartak Ngjela – Për dy ditë mbushen plot tre vjet nga rasti i madh historik i heroikës dhe shfaqjes patriotike shqiptate: hedhja e dronit të Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, mbi kokat e 30 mijë serbëve.Pse u shfaq me kaq zulm ky fakt i madh i historisë shqiptare?l.
Ky ishte fillimi neopatriotizmit shqiptar; dhe ishte edhe poetika epike dhe heroike e shqiptarëve që tani kërkojnë rivlerësimin e identitetit të tyre si arbënorë të Arbërisë së gjymtuar.
Një grusht hoxhallarësh që sulmuan e sulmojnë Gjergj Kastriotin; një grusht intelektualësh të vobegtë mendërisht që nuk dihet ku kullosin e thanë që Gjergj Kastrìoti nuk është shqiptar; një tufë tjetër injorantësh, të blerë, sigurisht, thanë e thonë, që kosovarët nuk janë shqiptarë, dhe sa nuk na thanë që janë sllavë; një grusht tjetër injorantësh thanë e po thonë që shqiptarët nuk kanë identitet historik…Thanë e ç’nuk thanë, por një gjë nuk e thanë e nuk e thonë dot, dhe nuk do ta thonë dot asnjëherë, për pyetjen: po gjuha shqipe që flasin shqiptarët çfarë gjuhe ËSHTË?Ja, këtu ngecën dhe u bënë qesharakë… Sot brezi i ri i shqiptarëve kudo ku janë, tallet me ta.ll.
Pas hedhjes së Dronit, Shqipëria dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor morën rëndësinë që duhej të kishin në shekuj për shfaqjen me guxim të historisë së tyre.Por droni, me flamurin shqiptar dhe me të gjithë etninë shqiptare si atdhe të shqiptarëve në të, bashkë me portretet e dy figurave historike të lartësuara përanash tij, nuk ishte rastësi por domosdoshmëri e kësaj kohe që kërkon të vendosë të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve, të shkelura deri me genocid antishqiptar grek dhe serb.Është e njohur në histori që një akt heroik për ngritjen e dinjitetit kombëtar të një populli, vjen dhe bëhet hapi i parë i një historie të re kombëtare.Ja, kjo ndodhi në marsin e vitit 2015… dhe kjo po vazhdon e do të vijojë të zhvillojë konceptin çlirues dhe plot krenari të Shqipërisë etnike./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!