Avokatët Penalistë dalin hapur kundër Edi Ramës: Se ke 83 mandate, nuk na bën dot milingona! Jemi 3 milionë njerëz dhe të çojmë në satër

Shoqata e Avokatëve Penalistë e drejtuar nga avokati Saimir Vishaj ka dalë publikisht kundër kryeministrit Edi Rama. Reagimi i fortë vjen pas linçimit publik që kreu i qeverisë i bëri dje gjyqtarit Marko Boshku, sepse kishte vendosur të rikthente në detyrë ish-drejtorin e AMP-së së Vlorës.

“Ky qe kerkon te behet mbret po kerkon te rrembej edhe pushtetin gjyqësor. Ka nën hyqëm ekzekutivin, legjislativin, pushtetin vendor, president, shik e polici tani kercenon gjyqtar e prokuror me kete status:

“Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.”

E turpshme çfarë kerkon ky, te behet gjyqtar dhe prokuror, apo na konsideron neve si miligona pasi ka 83 mandate. Populli ka 3 million njerez qe te ngrihemi te gjithe dhe te çojme ne sater”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Avokatëve Penalistë.

Ashtu si Shoqata e Gjyqtarëve që e denoi linçimin e Marko Boshkut, edhe Avokatët Penalistë kërkojnë nga kryeministri Edi Rama që të qëndrojë larg pushtetit gjyqësor, ndërsa mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

“Hiq dore nga pushteti gjyqësor, eshte pushtet I pavarur, vetem Enveri jepte urdhra qe ktheheshin ne vendime gjyqësore. Ti nuk je Enveri por po ja kalon Enverit… Mbeshtesim KLGJ dhe KLP ne kete beteje me pushtetin e te gjatit”, përmbyllet reagimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT