Mbi 4 mijë vende të lira pune në Shqipëri, profesionet që kërkohen janë…
Rreth 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ku dhe janë publikuar vendet e lira të punës në kompanitë e tyre. Në total janë rreth 4740 vende pune vakante.
Ajo që konstatohet, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu. Këta punëtorë të jenë në një pozicion, që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale, shkruan Scan.
Nga lista e vendeve vakante të publikuara online vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë për zanate, si: rrobaqepës, prestart, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.
Në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si: inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, etj.
Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!