A jeni gati për të kaluar në fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë? Ja përgjigja e shkurtër e Donald Trump (VIDEO)

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Trump ka shprehur zhgënjim ndaj Rusisë si pasojë e luftës në Ukrainë ndërsa e ka paralajmëruar Moskën edhe më herët për masa më të ashpra.

I pyetur nga një gazetar nëse është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, Trump u përgjigj shkurt: “Po, jam”.

Trump po heziton të ndalë luftimet në Ukrainë, pasi fillimisht parashikoi se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës shpejt, kur mori detyrën në janar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT