Vendi përfshihet SOT nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Vendi do të ndikohet sot nga mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu dhe stuhi të izoluara që pritet të përfshijnë vendin nga mesdita. Temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta se mesatarja e muajit korrik, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 22°C, ndërsa ato minimale gjatë natës do të zbresin në 12°C.
Paraditja do të nisë me vranësira të shumta dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Nga fundi i paradites deri në orët e para të pasdites priten reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar, të shoqëruara në zona të veçanta edhe me shtrëngata. Pasditja do të sjellë përmirësim gradual të motit, ndërsa në mbrëmje parashikohen kthjellime në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga verilindja, ndërsa do të shtojë intensitetin e saj në zonat bregdetare.