Ngritja e kampeve të refugjatëve, “Der Spiegel”: Shqipëria, vendi më i mundshëm

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e mohon krijimin e një kampi refugjatësh nga BE në Shqipëri, media gjermane “Der Spiegel” shkruan se Shqipëria shihet si vendi më i mundshëm për krijimin e këtyre kampeve.

Duke iu referuar një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, “Der Spiegel” shkruan mes rreshtash se:
“Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre.”
Kjo media gjermane vijon të pyesë në artikull nëse Shqipëria po shihet si opsion për realizimin e këtij plani, dhe përgjigjen e jep duke cituar kryeministrin Kurz dhe mediat austriake, të cilët e shohin Shqipërinë si vendin më me potencial për t’u krijuar kampet në fjalë.

/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT