Serbi, mediat përpiqen të nxisin konfliktin në Maqedoni
| Prania e forcave të policisë në Shkup, Maqedoni |
Serbia po përpiqet të nxisë konfliktin ndëretnik në Maqedoni. Ditëve të fundit, mediat serbe kanë raportuar se në rajonet e banuara me shqiptarë janë të pranishme grupe të armatosura, sidomos në rajonin e Karadakut të Shkupit. Krerët e partive shqiptare shprehen se mediat serbe përpiqen të krijojnë një situatë të tillë, për shkak të mospajtimit të realitetit që kanë me Kosovën.
“Gjithë kjo situatë që po përhapet është vepër e serbëve, të cilët nuk mund të pajtohen me realitetin se kanë më Kosovën dhe qëllimi i tyre është që fokusi i vëmendjes ndërkombëtare të përqendrohet në tensione të krijuara në Maqedoni”, thotë kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri.
Ministria e Brendshme maqedonase nuk i ka komentuar shkrimet e fundit të mediave serbe lidhur me zërat për tensionim të situatës atje.
Pak ditë më parë një shqetësim të tillë ngriti diplomati Sllobodan Çashule i cili akuzoi Serbinë për tentativë për destabilizimin e Maqedonisë. “Po shihet fare mirë se kush dëshiron destabilizim të rajonit”, është shprehur Çashule.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”