Konflikti për pagat e magjistratëve, Administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës hyn në bojkot! (VIDEO)

Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën dhe ka hyrë në bojkot të përgjithshëm sot (8 shtator), duke bllokuar shërbimet dhe proceset gjyqësore në shenjë revolte për çështjen e pagave të bllokuara.
Bojkoti vjen në vazhdën e reagimeve për ngërçin e pagave të bllokuara të muajit gusht, edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Ky reagim vjen si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme me ekzekutivin për zbatimin e vendimeve mbi pagat dhe trajtimin financiar.