Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO)

Jo vetëm Rey Manaj, në Turqi, në Ligën e Parë, po shkëlqen është sulmuesin tjetër kuqezi, Taulant Seferi.
Ish “bomberi” i Tiranës vijon të shënojë në mënyrë konstante, e bëri diçka të tillë edhe në javën e 6-të duke hipotekuar suksesin e pastër 3-0 që ekipi i tij Kayserispor arriti në transfertë.
Seferi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68-të pas një kundërsulmi të shpejtë, i finalizuar nga sulmuesi shqiptar. Falë këtij goli, Seferi ngjitet në kuotën e 5 golave në 6 javë, një më pak se Rey Manaj.
Dy sulmuesi shqiptar pritet të vijojnë duelin e tyre në distancë deri në fund, me një objektiv të qartë, të fitojnë “Këpucën e Artë” në Turqi.