Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë reaguar pas varrimit të Ratko Mladiçit në Beograd, duke i cilësuar si tronditëse pamjet nga ceremonia.
Të dy kanë publikuar reagimet e tyre në platformën X, duke theksuar se Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Pamjet nga varrimi i Ratko Mlladiçit dje në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiq ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera”, thuhet në reagimet e tyre.
Von der Leyen dhe Costa kanë kritikuar edhe elementet e mbështetjes zyrtare dhe praninë e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim.
“Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim janë thellësisht për keqardhje. Ato dëshmojnë për një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së afërt të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, thuhet më tej.