Agjencia greke: Ekstremistët paralajmërojnë çlirimin e trojeve shqiptare në Ballkan
Agjencia greke e lajmeve “Epiri i Veriut” apo nepirusonline.blogspot, thekson në një shkrim të saj se Shqipëria e Madhe ka nisur të shqetësojë selitë diplomatike në Tiranë, por edhe në vendet fqinje.
Duke iu referuar thirrjeve ekstremiste të një organizate shqiptare të quajtur “AÇTOSH” (Armata Çlirimtare e Trojeve Shqiptare”, kjo agjenci thotë se Interpoli dhe shërbimet e vendeve fqinje kanë nisur hetimet për identifikimin e anëtarëve të saj.
Në artikull thuhet se deklarata e kësaj organizate për çlirimin e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare në Serbi, Mal të Zi, e Greqi, publikuar nga një agjenci shqiptare lajmesh ka nxitur Europol-in të nisë hetimet.
Sipas agjencisë nepirusonline.blogspot ajo që kanë në dorë autoritetet europiane është emri i kreut të kësaj organizate.
Bëhet fjalë për shqiptarin nga Kosova, Kushtrim Mitrovica, i cilësuar si një nga elementët ekstremistë më të rrezikshëm që i ka shpëtuar shumë herë arrestimit.
Agjencia greke e lajmeve nënvizon ndër të tjera se forca e kësaj organizate është reale, pasi në thirrjen e saj flitet për një ushtri të mirëorganizuar dhe të armatosur.
Në të thuhet po ashtu, se në veri të Kosovës nuk do të lejohet aktiviteti i strukturave paralele serbe, ndërsa territore të pushtuara shqiptare përmenden, Lugina e Preshëvës në Serbi, ajo e Vardarit në Mal të Zi dhe krahina e Çamërisë në Greqi.
Në artikull theksohet se kushdo që do të bëhet pengesë në realizimin e qëllimeve të kësaj organizate do të jetë objekt sulmi i saj.
Athina duket të jetë e shqetësuar nga aktivizimi i elementëve nacionalistë, që kërcënojnë sipas saj edhe integritetin territorial të Greqisë.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”