Pas grevës përballen me urinë në karantinë, naftëtarët e Ballshit: Pa asnjë mbështetje! Kemi humbur të drejtën e asistencës sociale

Naftëtarët e Ballshit janë ndër më të prekurit nga kriza që solli Covid-19 të cilët tashmë po përballen me urinë. Tani shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare por as ndonjë opsion ku të punojnë për shkak të izolimit prej koroanvirusit.
Situata e tyre pritet të bëhet edhe më e vështirë në vazhdim pasi kanë humbur edhe të drejtën e asistencës sociale, kjo pasi nuk kanë mundur të regjistrohen si të papunë.
Njëri prej naftëtarëve sqaroi se fakti që janë të papunë nuk kanë pasur kohë të regjistrohen te zyra e punës dhe tani nuk përfitojnë pagën e “luftës”, të parashikuar në aktin normativ nga qeveria.
“Nga data 1 janar nuk përfitojmë më asnjë lloj pagese sepse jemi të papunë. Normalisht nga 1 janari ne duhet të ishim regjistruar te zyra e papunësisë, por nuk mund të regjistrohemi për arsye të kalimit të afatit kohor. Sepse nuk na është dhënë mundësia që të merrnim dokumentacionin e nevojshëm për ta dorëzuar te zyra e punës. Ky dokumentacion duhet të dorëzohet brenda 60 ditësh, na dita kur është ndërprerë aktiviteti i kompanisë.
Mundësia është e humbur sepse muaji dhjetor nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe po të fillojnë numërimin nga 1 dhjetori sipas ligjit ne duhet të kishim bërë dokumentet deri më 29 janar. Nis do të fillonim nga 1 janari duhet ti dorëzonim deri në 29 shkurt. Tani shumë nga naftëtarët nuk kanë mundësi financiare, nuk kanë mundësi të punojnë në vend tjetër.
Nga data 9 mars që u dha urdhri për karantinë nuk kemi mundësi të punojmë. Nuk përfitojë edhe nga akti normativ që nxori kryeministri për personat që janë të papunë, të marrim atë ndihmë ekonomike. Ligjërisht nuk e përfitojmë sepse kjo është për biznesin e vogël. Duhet të jesh i regjistruar te zyra e papunësisë që ta përfitosh këtë shpërblim”, deklaroi naftëtari për abc news.