Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimin e biznesmenit Orest Sota dhe familjarëve të tij ndaj masës së sekuestros preventive të vendosur mbi disa pasuri, në kuadër të një procedimi penal të SPAK për një grup të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, më datë 29 korrik 2026, shqyrtoi çështjen penale nr. 30, regjistruar më 14 korrik 2026, mbi ankimin e ngritur nga O.S, E.Xh, A.Z, O.K, V.A, V.M dhe disa shoqëri tregtare.

Në vendimin e saj, Apeli i GJKKO ka vendosur miratimin e urdhrit të sekuestros preventive nr. 432, datë 10.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas vendimit, masa e sekuestros është apeluar nga personat e interesuar dhe shoqëritë përkatëse, por kërkimi i tyre nuk është pranuar.

Gjykata ka vendosur gjithashtu mospranimin për shqyrtim të ankimit të ngritur nga Orest Sota dhe një prej shoqërive të lidhura me të ndaj urdhrit të sekuestros preventive.

Vendimi është shpallur më 29 korrik 2026.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT