Tragjedi në Postribë! Flakët shkrumbojnë banesën, gjendet i pajetë një fëmijë, nëna dhe i mituri tjetër ende nën kërkim

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Domen të Shkodrës dhe është shkrumbuar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit brenda banesës ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.

Forcat zjarrfikëse kanë gjetur një fëmijë të pajetë në banesën e djegur në Domen të Postribës, ndërsa po kërkojnë për nënën dhe fëmijën tjetër që dyshohet se kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT