Shkon në 125 numri i të prekurve me Covid në Kosovë, 13 raste të reja!

Në testimet e 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19 në Kosovë 13 raste të reja duke e çuar në 125 numrin e të prekurve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 125 të prekurit 10 persona janë të shëruar dhe 1 ka humbur jetën.

13 rastet e reja pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT