Vuçiq: Uashingtoni dhe Brukseli në garë për dialogun, por do të bëjnë marrëveshje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili ditëve të fundit ka qëndruar në SHBA ku ka takuar zyrtarë të lartë amerikan ndërsa mbrëmë edhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Shtëpinë e Bardhë në prani të bashkëpunëtorëve të Trump.
Duke folur për dialogun Vuçiq ka thënë se SHBA dhe BE janë në garë për dialogun por ato do të merren vesh.
“Mendoj se ka një lloj gare ndërmjet Amerikës dhe Evropës, ato do të merren vesh dhe duhet të kenë një platformë unike, një emërues të përbashkët me të gjithë ne, por atë që unë po e shoh si problem është ajo që unë s’po mund të paramendoj se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit që mund të ofrohet, me të cilën edhe njëra palë edhe tjetra do të mund të jenë barabarësisht të pakënaqur respektivisht të barabarësish të kënaqur. Ky është problem im tani, dhe kjo sipas të gjitha gjasave do të jetë një nga gjërat kyçe për të cilën më duhet të bisedojë me Kancelaren Merkel pas pak ditësh. Ajo që është e rëndësishme është që dialogu të vazhdojë, në mënyrë që të provojmë t’i ulim tensionet”, ka thënë ai