Shoku Kryeministër! Shpërndaje këtë Parlament ultra qesharak!

O kryeministër,
mos prit shokun Metë,
Kuvendin e turpit,
shpërndaje ti vetë!
Të lutem shpërndaje,
more rrënjëdalë,
se është ofendim,
për njerëzit normalë!
Populli shqiptar,
qenka i duruar,
të dëgjojë Maliqin,
qenka i dënuar!.
Po flas për Lefterin,
“yllin” e Beratit,
që e ka nivelin,
sa çobani i fshatit!
Të bèhet Lefteri,
ylli i ekranit,
është si të thuash,
fundi i Vatanit!
Duket sikur Zoti,
budallenjtë ka mbledhur,
brenda në Kuvend,
të gjithë i ka hedhur!
Më të rinjtë janë,
turp për historinë,
po kjo menderosje,
s’është niveli ynë!.
Pa fund barsoleta,
për këta do thuhen,
se vetëm këtu,
budallenjtë paguhen!
Budallenjtë paguhen,
se ligje votojnë,
po shumë prej tyre,
as dinë t’i lexojnë!
As për t’i lexuar,
s’i lexojnë dot,
pa për t’i kuptuar,
s’bëhet fjalë-o Zot!
Maliqin e mora,
si biçim simboli,
po në Parlament,
s’është ai “gogoli”!
Nga që flet kudo,
Lefterin e dimë,
po ka shumë të tjerë,
më për ulërimë!
Po ata të tjerët,
nuk po i listojmë,
sepse budallenjtë,
me top “të qëllojnë”!
Çdo debat me ta,
është një mundim kot,
edhe Zoti vetë,
ata s’i mund dot!
Jo se do Iliri,
Luli dhe të tjerë,
po duhet të sosi,
ky turp menjëherë!
Turpi më i madh,
nga gjithë turpet tona,
një peshqesh nga Rama,
nga Luli dhe Mona!
Mos themi dhe nesër:
“O njerëz ku vemi?!”,
duhet të ndryshojë,
me themel sistemi!
Duhet që të zgjidhen,
nga vetë shqiptarët,
jo listat që bëjnë,
palo kryetarët!
Po duket aty,
do vazhdoi flama,
se ndryshim nuk duan,
as Luli-as Rama!
Asnjë frutë s’do japi,
reforma zgjedhore,
po s’ndryshoi sistemi,
shtylla kryesore!
Ky Kuvend që kemi,
është turp kombëtar,
është shumë më lart,
Kuvendi kosovar!
A.DUKA