COVID-19/ Presidenti analizon masat e marra nga qeveria, ka një propozim

Presidenti Ilir Meta mendon se masat e marra nga qeveria janë të duhurat dhe se për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duhet që të jenë edhe me drastike.
”Masat mund te jene edhe me drastike. Qytetaret nuk duhet te ankohen pse po merren këto masa pasi këto po merren për te mbrojtur shëndetin e çdo qytetari dhe te gjithë popullit. E rëndësishëm është qe masat te jene sa me efikase ne mënyre qe efektet e këtij kufizimi te jene maksimale.
Unë ushtrinë e dua dhe jam i bindur qe i gjithë populli e do ushtrinë. Angazhimi i ushtrisë dhe i policisë është pozitiv, pastaj për mënyrat, format dhe efikasitetin kjo është një çështje tjetër qe është menduar ne ketë mënyrë. Ne jemi ne një situate emergjente, me rendësi është qe aktet qe merren te jene ne respekt me frymën e Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë. Ne jemi ne komunikim te vazhdueshëm zyrtar me qeverinë. Shoh një interes te përbashkët për te patur një sinergji pozitive”, u shpreh Meta në “Open”