Lajm i mirë/ Mjekët dhe infermierët e Fierit rikthehen në punë, pas testit rezultuan negativ

Dalin rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafi ndihmës i Spitalit të Fierit. Burime pranë Spitalit kanë deklaruar se rezultati është negativ.
17 pjesëtarë të stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61 vjeçareje, e infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe mori ndihmë në këtë spital. Mostrat e marra sot kanë dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetëkarantinuarit.
Mjekët e kuruan atë pa pasur informacion se ishte kthyer nga Italia, sepse as vetë ajo nuk kishte treguar. Kjo bëri që gjendja e saj të rëndohej dhe të nisej drejt spitalit me urgjencë, por të parët që e pësuan ishin mjekët. Ata u analizuan dhe rezultuan negative.