“Shqipëria është vetëm”, Rama shpalos planin me 7 pika

Kryeministri Edi Rama po shpalos planin e masave eknomike, duke theksuar se të ardhurat do të bien në një pikiatë të hatashme.

“Ju dua shumë si të shtëpisë sime, por mos më kërkoni fjalë të sheqerosura. Luftoni pa pushim me zakonet e jetës së përditshme. Nuk duhet të jemi si me pushime dhe të presim nga qeveria si në ditët e bekuara. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin në shëtitje, ka edhe nga ata që mendojnë se po i tremb duke thënë luftë, luftë, luftë. Por në fakt, kjo është e para luftë, që e ka zbukuruar botën si nuse, nuk ka asnjë këmbë ushtari në rrugë. Prandaj ju lutem dhe u kërkoj ndjesë mos prisni nga unë që të mos ua përsëris pa pushim; luftrat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos. Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se ka kёrkuar disa plane, por njё zot e di se çfarё do tё ndodhё nёse kjo luftё me kornavirusin zgjat pёr gjashtё muaj, pasi sipas tij, nuk dihet se çfarё do tё sjell plani D i masave, qё sipas tij nuk ekziston.

“Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithcka mundet, por cdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithckja nuk mund të përfshijë shumëcka në kohën e paqes. Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurt ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë  një plan për t’i kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër”, theksoi Rama.

Shefi i qeverisё u shpreh se nё kёtё luftё janё vetёm dhe tё mos presin nga ndihmat e huaja, siç ishte nё rastin e tёrmetit 26 nёntorit, pasi nuk ka se kujt t’ia shtrijё dorёn.

” Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se cfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit”, theksoi Rama.

Prandaj ne do tё prekim pagat e anёtarёve tё Kёshillit tё Ministave dhe tё ministrave. Ne nuk do tё prekim pagёn e presidentit, tha ai, duke shtuar se nuk do tё prekё as ato tё krerёve tё institucioneve tё pavarura.

Së pari 2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

10 mld lekë për garnaci sovrane për komapnitë që kanë vështirësi për pagat

6.5 mld lekë për nevojat imediate për shkresat në nevojë për biznesin, papunësinë

2 mld lekë për Mbrojtjen për operacionin humanintar

1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë

do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonetet

Do të riskedlojmë tatim fitim për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT