Meta i shqetësuar për vitin 2100: Stop shpopullimit të vendit, ky është rreziku i vërtetë rus

Ilir Meta ka shpërndarë sot në Facebook një shkrim që thotë se në Shqipëri mund të mbeten 512 mijë shqiptarë në vitin 2100.

Ndërkohë që Meta ironizon duke e cilvsuar shpopullimin si rrezik rus.

“Kambanat e alarmit po bien!

Stop shpopullimit të Shqipërisë!

Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!

Koha është tani!

Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!” – shkruan Presidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT