Apollon Baçe: E moshuara 93-vjeçare më rrëfeu se serbët e kishin përdhunuar në sy të fëmijëve

Apollon Baçe ka treguar historinë e një të moshuare nga Kosova, që i kishte rrëfyer historinë e saj gjatë kohës së luftës në Kosovë, si dëshmi e masakrave dhe krimeve të kryera nga regjimi serb ndaj popullsisë shqiptare.
“Kam takuar një grua kur isha atje, 93-vjeçe, dhe më ka thënë se më kanë përdhunuar serbët në sy të fëmijëve.
Ka përfunduar e lënduar fizikisht. Është shumë makabër dhe habia e saj ishte: Pse mua kur kishte vajza 18 vjeçe?
Qëllimi është poshtërimi. Urrejtja lind nga propaganda, ministër i propagandës ka qenë Vuçic”, tha Baçe.