VIDEO: E frikshme si tërmeti shkund pallatin në Shkozë, ndërsa një dritë ndriçon qiellin

Shqipëria u godit mëngjesin e djeshëm nga një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i cili deri tani ka lënë mbi 26 të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.

Sipas raportimeve më të fundit, dyshohet se ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërkohë sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 500 lëkundje të tokës.

Një video e frikshme tregon se si lëkundet një pallat në Shkozë në momentin e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 Rihter.

Siç shihet dhe në video, mënyra se si dridhet toka së bashku me ndërtesat përreth është e frikshme.

Në një moment gjatë lëkundjes, vërehet një dritë e pazakontë që ndriçon qiellin për një fragment sekonde.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT