Humbi jetën tragjikisht në aksident, 49-vjeçari nga Kavaja ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut!

I riu 49-vjeçar që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të Kavajës, është djali i dy personave publikë.

Prindërit e viktimës Laurel Alite që humbi jetën nga përplasja e motorit të tij me një makinë, janë ish-lojtari dhe ish-trajneri i ekipit të volejbollit “Erzeni”, Lulzim Alite dhe ish-kryebashkiakja e Shijakut dhe mësuesja, Afërdita Alite.

Lulzim Alite ka veshur fanellën shijakase, për të cilën edhe i biri duket se ndante të njëjtin pasion. E shoqja, Afërdita, ka shërbyer edhe si drejtuese e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Shijak.

Komuniteti i Shijakut e përshkruan Laurelin si një njeri “të mrekullueshëm” dhe “të gatshëm për të ndihmuar.”

“Kushdo që ka punuar me Lelin e di se sa njeri i mrekullueshëm, pozitiv dhe i gatshëm për të ndihmuar ka qenë. Do të na mungojë shumë të gjithëve. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij në këto momente të rënda”, thuhet në një postim të ndarë në rrjete sociale.

Nga postimet e tij në rrjetet sociale, kuptohet se Laurel Alite ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajzat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT