“SafeJournalists” kërkon pezullimin e rregullores së GJKKO për median: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët!

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar ndaj Rregullores së re të GJKKO-së dhe dispozitave që prekin drejtpërdrejt median, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të tyre dhe rishikimin përmes një procesi konsultimi me gazetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme që të mos vijojë me zbatimin e dispozitave të kundërshtuara për median, por t’i nënshtrojë ato një procesi të ri shqyrtimi.

“Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara që lidhen me median dhe të ndërmarrë një rishikim të fokusuar përmes konsultimit kuptimplotë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile”, thuhet në reagim.

Qëndrimi vjen në një moment kur Rregullorja e re e GJKKO-së ka ngjallur kundërshtime për kufizimet që vendos ndaj medias dhe aksesit të gazetarëve në informacion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT