U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Indrit Shyti, 19-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në aksin Mbrostar–Levan, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu, i cili ishte drejtuesi i automjetit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë.

Për 19-vjeçarin nga Kurbini, pak ditë më vonë pritej të ishte një ditë feste, pasi do të festonte ditëlindjen. Por fati e ktheu udhëtimin në një tragjedi që i mori jetën në moshën më të re.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT