Skafi shpërthen në flakë te “Pema e Thatë” në Ksamil, shpëtohen 4 turistët gjermanë!

Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil ditën e sotme (2 shtator).

Në bord ndodheshin katër shtetas gjermanë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Katër shtetasit gjermanë janë evakuuar nga mjeti dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndërhyrjen në kohë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT