VIDEO/ “O ordiner, vodhe gjithë tokën e fisit”/ Tensione para SPAK-ut, qytetarja përplaset me Jamarbër Malltezin, dhëndri i Berishës: Je mashtruese!

Një qytetare që ndodhej mëngjesin e sotëm para ambienteve të SPAK është përplasur me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po hynte në Prokurorinë e Posaçme.
Qytetarja e ka akuzuar Malltezin se i ka marrë të gjithë tokën e fisit, ndërsa debati ka agravuar edhe në ofendime.
Malltezi e ka quajtur qytetaren “ordinere” dhe “mashtruese”, ndërsa edhe ajo i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë.
Pjesë nga debati:
Malltezi: Është tokë e Petrelës kjo këtu. Je mashtruese, ordinere.
Qytetarja: Gjithë tokën e fisit e more ti. Je ordiner. Ti vodhe gjithë tokën.