U dorëhoq pas një viti si ministre e Shëndetësisë, karriera e Evis Salës: Nga akademike në Kembrixh, te përfshirja në politikë në Shqipëri

Evis Sala dha sot (2 shtator) dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pas një viti në detyrë.

Evis Sala e mbajti këtë post që prej shtatorit 2025. Por ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e mjekësisë para se të hynte në politikë.

Ish-ministrja është po ashtu një nga figurat më të njohura në fushën e imazherisë onkologjike në nivel ndërkombëtar.

Ajo shërbeu si Rektore Themeluese në një universitet privat në Shqipëri, (2022–2025), duke vendosur themelet akademike dhe strategjike të institucionit.

Ish-ministrja ka drejtuar Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën Gemelli.

Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

Kërkimi i saj shkencor fokusohet në zhvillimin e biomarkerëve funksionalë të imazhit për vlerësimin e shpejtë të përgjigjes ndaj trajtimit të kancerit, duke përdorur imazhe fiziologjike dhe metabolike të habitatit të tumorit. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë radiogjenominë, integrimin e imazherisëkuantitative me gjenomikën, proteomikën dhe metabolomikën, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për rindërtim dhe analizë të avancuar të tëdhënave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT