Aksident i rëndë afër Rinasit, dyshohet për një viktimë nga përplasja e dy makinave!

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë (2 shtator), teksa dy automjete që udhëtonin afër Rinasit janë përplasur ‘kokë më kokë’.

Një makinë që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, ka kryer një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një tjetër automjet në afërsi të Vorës.

Sipas raportimeve fillestare dyshohet për një viktimë.

Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës, shkaqeve dhe për ndihmën e parë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT