Ironi me aksionin e OFL/ Gazetari: “Do shkojë pazari i mushkës, sa një benz blindato”

Gazetari Artan Hoxha nuk i ndalon ironitë në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Operacioni Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara dhe për bllokimin e makinave të luksit dhe të blinduara.
Në një status në Facebook, Hoxha ka publikuar një foto ku shihen disa mushka të ngarkuara dhe krahas fotove shkruan me humor, se në rast se ngelen pa automjete, ‘çunat’ do nxjerrin mushkat dhe do t’i ngarkojnë. Gazetari shton gjithashtu se në këtë mënyrë rritet edhe çmimi i mushave.
“Me inisiative dhe vetveprim… OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te krimit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat Po tani si i behet?! Pse budalla ishte Enveri qe i matrikullonte dhe mushkat edhe gomeret?!!!!
Pas ’90-es askush nuk eshte kujtuar ti matrikulloje kafshet e punes, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i perket mushka dhe si do ta deklaroje ne formularin e Anti-KCK…. Hajde e perballoje pazarin e mushkave, do shkoje nje mushke Leskoviku me shume se nje Mercedes G blindato….”- shkruan Artan Hoxha.