VIDEO/Mediat greke sulmojnë Bajkon, flet Dule: Nëse ngre zërin për të drejtat e minoritetit shqiptarët hakmerren

Mediat greke kanë sulmuar aktorin Agim Bajko i cili në emisionin e tij “Bypass Show” në Vizion Plus ka ironizuar ekstremistin grek Kacifas të vrarë nga RENEA ë fshatin Bularat.Bajko ka thënë në emision se Kacifas mori armën pasi emri i tij nuk ishte në listën e personave që kishin përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme greke, çështje kjo shumë e debatuar në Greqi.Sipas ‘Star News’ komente të tilla janë fyese dhe përdhosje e viktimës.Televizion grek e quan të marrë Agim Bajkon.Më tej në kronikën e përgatitur me këtë rast, flet edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.Sipas opozitarit, nese punon në shtet dhe ngre zërin për të drejtat e minoritetit, rrezikon të humbasësh punën.Ndërkohë, një tjetër i intervistuar nga televizioni grek thotë se minoriteti mbyllet në shtëpi nga frika. E gjithë politika kundër grekëve në Shqipëri, sipas tyre, dirigjohet nga kryeministri Edi Rama./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT