“Ne nuk e meritojmë Skënderbeun, nëse ai do të ngrihej sot nga varri për të parë pasardhësit e tij

Nga Ilir METAJ

E keni pare variantin e ri te dublimit të filmit “Skënderbeu” ? Nëse jo, mos e shikoni!

Heqja e shumë efekteve zanore e ka shndërruar filmin në një teatër kukullash. Madje, teatër kukullash i nivelit të dobët.

Çudia me e madhe është qe zërin e Skënderbeut e dublon Rikard Ljarja.

Kujtoni timbrin e zërit te Rikard Ljarjes: asgjë të përbashkët me përfytyrimin mbi Skënderbeun!

Rikardi ka qenë aktor i mirë që i shkonin për shtat personazhet me profil diskret, paqësor e me një zë të shtruar që vështirë të mbërrijë tek grinta e luftëtarit energjik, pale pastaj tek strategu i kalibrit Skënderbe.

Tani imagjinoni luanin Skënderbe, tek zihet e grihet me Sulltanin apo me Hamzanë, apo Skënderbeun që thërret të motivojë ushtrinë para sulmit, me zërin e…të urtit e paqësorit Rikard Ljarja!

E sigurtë është që, sikur Skënderbeu të kishte vërtetë zërin e Rikardit, do kishte mbetur pa ushtri, se nuk do motivonte dot as daullexhiun, pale më ushtaret.

Por ç’është me groteskja, mendoni që Rikard Ljarja ka qenë 70 vjeç në 2012, kur ka bere dublimin!!!

Pra Skënderbeu 38-vjeçar, që braktis Turqinë e kthehet në Shqipëri, në kulmin e fuqive të tij, ka zërin e lodhur të një 70-vjeçari.

Po si mundet ta nënvlerësojmë e nakatosim kështu figurën e Heroit tonë me të madh të të gjitha kohëve, në filmin e vetëm që kemi për të?!

A thua nuk mjafton pamjaftueshmëria e përmendjes se emrit, rëndësisë dhe historisë së tij në tekstet shkollore!

Në sa faqe të librit të historisë flitet për Skënderbeun? Sa qartë dhe e detajuar përshkruhet rëndësia e figurës së tij, jo vetëm për Shqiptarët, por për gjithë Europën?

Pamjaftueshëm! Shumë pamjaftueshëm! Duhet të ishte shumë, shumë më tepër!!!

Dhe të mendosh që një figurë e tillë legjendare, gati-gati e pakrahasueshme me askënd tjetër në historinë e njerëzimit, duhet të kishte bustin ne çdo kopsht, shkolle apo institucion !

Kush tjetër më shumë se Skënderbeu mund të na motivoje të mos dorëzohemi, të luftojmë gjithmonë për dinjitet, krenari kombëtare dhe rritje standardesh përfaqësimi?!

Gjergj Kastriot Skënderbeu “Athleta Christi” !
Me vjen turp të them, që vetëm dje mësova se një titull të tillë, në fakt e mbajnë vetëm 4 njerëz: Louis 1 dhe Huniadi të Hungarisë, Stefani i Madh i Moldavisë dhe Gjergji ynë!

Por ndërsa secili prej 3 të tjerëve është vlerësuar me këtë titull nga një Papë, Gjergji ynë është vlerësuar si “Athleta Christi” nga 4 prej Papëve.

Një informacion i tille, nuk ka qenë dhe as nuk është në tekstet tona të historisë!
Përveç mungesave te tjera, në sasi dhe në cilësi.

Dhe të mendosh që për “të motivuar” fëmijët, në tekstet shkollore, përdoren si shembull këngëtare hip-hopi apo tallavaje, apo edhe lloj-lloj figurash te tjera mediokre.

Ne nuk e meritojmë Skënderbeun! Jo vetëm për sa pak thashë me sipër! Për shumë më shumë!
Nëse Skënderbeu do te ngrihej sot nga varri, për të parë ç’behet me pasardhësit e tij, do duhet t’i thoshim:
” I dashur Skënderbe! Ulu, duhet të flasim…”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT