Eliza Dushku kërkon të holla për filmin mbi Shqipërinë
Aktorja shqiptare, Eliza Dushku, është kthyer kah fansat e saj në tentim për të mbledhur 60 mijë dollarë për të financuar filmin e ri.
Ylli i “Bring It On” kishte vizituar Shqipërinë vitin e kaluar ku ka xhiruar një film dokumentar.
Sidoqoftë, Dushku po vuan që të gjejë të hollat e mjaftueshme për të kompletuar këtë projekt dhe tashmë ka kërkuar ndihmën e fansave.
“Shqipëria është mëmëdheu jonë, ku janë lindur baballarët tanë. Gushtin e kaluar vëllai im Nate dhe unë kemi mbledhur një ekip të vogël dhe shkuam në Shqipëri për 15 ditë për të xhiruar sa më shuëm gjëra që kemi mundur. Thjesht duhet ta mbyllim projektin dhe kemi nevojë për ju”, u ka bërë thirrje Dushku fansave në një videomesazh.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”