Ekskluzive/ Projektligji, ja sesi do të zhvillojë përgjimet policia e shtetit

Në kuadër të ndryshimeve ligjore për zbatimin e Paketës anti-KÇK do të ketë ndryshime edhe në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Këto ndryshime do të prekin në tërësi mënyrën sesi ka operuar deri më tani policia e shtetit në fushën e veprimtarisë informative-gjurmuese.

Ajo që dihej deri para daljes së këtij projektligji është fakti që përgjimet që realizoheshin  nga policia merrej më parë një lejë e veçantë nga gjykata.

Konkretisht ky ligj do të amendohet në nenin 29 të tij, duke shtuar edhe mënyrën e përkufizimit të procedimit.

 “29/1. “Procedim policor”, është tërësia e veprimtarisë gjurmuese dhe hetimore, e kryer nga punonjësit e policisë së shtetit.”.

 Gjithashtu “Ligji për Policinë” është amenduar edhe në nenin 131, duke i shtuar policisë së shtetit edhe disa kompetenca të tjera porsa i përket përgjimeve për zbulimin e grupeve kriminale apo subjekteve të tjera.

Kështu në nenin 131 që flet për masat e veçanta thuhet shprehimisht:

“Neni 131

Masa të veçanta

  1. Gjatë veprimtarisë informative – gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta:
  1. Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;
  2. përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes;
  3. përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, i cili rregullohet me ligj të veçantë;

ç) mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

 Gjithashtu brenda këtij neni është shtuar edhe një paragraf që detajon afatet dhe mënyrën e zgjsatjes së tyre me këqrkesë të drejtuesve të policisë.

Afati i përdorimit të masave të veçanta, parashikuar në shkronjat  “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 muaj. Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative – gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin e zbulimin e krimit të organizuar apo krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm një herë me 3 muaj të tjerë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT