Luftës ndaj Covid-19 i mungon Ligji i Moralit

Vendimi drastik për të ndalur lëvizjen e njërëzve pas orës 18:00 ishte i çuditshëm dhe i papritur.

Në këto tre ditët e para të një shtetërrethimi pjesor, lëvizjet e qytetarëve dhe automjeteve, në zonat ku kishte urdhëruar qeveria, kishin rënë ndjeshëm.

Ditën shumë pak e natën edhe më pak. Por në asnjë rast gjatë kësaj kohe, që kur nisi karantinimi masiv, qeveria nuk dha asnjë fakt se lëvizja minore e qytetarëve mund të ishte problem. Ajo nuk tregoi asnjë shqetësim. Madje në muret e institucioneve online shfaqeshin pamje të rrugëve bosh dhe të gjithë u impresionuan nga ky “ndërgjegjësim” dhe “sjellje qytetare” e shqiptarëve.

Që herët në mëngjes vetë kryeministri afishoi një grafik që tregonte se sa ndjeshëm kishte rënë numri i atyre që nuk ishin vetë-izoluar edhe pse ishin të detyruar pasi vinin nga zonat e rrezikut të lartë të virusit siç është Italia. Pasi u bllokuan edhe hapësirat e gjelbra publike  dhe të argëtimit, u rrethua Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, lajmet për qytetarë që rrezikojnë përhapjen e virusit nga lëvizjet e tyre në qytetet, ishin aq të vakta e të shurdhëta sa vetë rrugët. Por befas vendoset kufizimi i lëvizjes pas orës 18:00. 

Vetëm Kina ka marrë një vendim të tillë nga të gjitha vendet e prekura. Por ajo ishte vatra e lindjes dhe shpërthimit të virusit me një popullsi shumë të madhe dhe dendësi të lartë në epiqendrën e sëmundjes në Ëuhan. Shqipëria nuk ka asnjë karakteristikë të tillë. Vendimi i fundit i qeverisë, kur vjen nga një vakuum faktesh më parë, i rrit hamendësimet se mos ndoshta jo vetëm po i afrohemi momentit të shpërthimit, por  përmasat e tij mund të jenë më të paparashikueshme dhe më tronditëse sesa mund ta mendonim. 

Ndalimi i lëvizjes së qytetarëve pas orës 18:00 ka ndodhur më parë në Shqipëri vetëm njëherë në vitin 1997, kur shteti ra dhe fuksnononte i gjymtuar në Tiranë dhe bandat kishin marrë kontrollin. Kjo ngjashmëri vendimesh lë shijen e hidhur se mos vallë kontrolli tani është në dorë të virusit dhe ne mbetemi në mbrojtje deri sa mizoria e armikut me emrin COVID-19, sic e quan kryeministri, të “ngopet” me të infektuar ?! Sot në daljen e fundit për shtyp të zv.Ministres së Shëndetësisë u bë fare i qartë zhgënjimi që ka qeveria: disa qytetarë nuk janë të sinqertë dhe nuk po tregojnë që kanë ardhur nga vatrat e virusit duke shkaktuar kështu përhapjen e tij. Por ndër rradhët e lajmit lakonik të zv.Ministres, ku numëronte të prekurit, mbetet i rëndë fakti që është rritur edhe numri i stafit mjekësor të prekur nga koronavirusi, të cilat janë në karabtinë.

Nëse do të shikojmë shifrat në 9 ditë që kur u zbulua pacienti zero, kemi të paktën 4 anëtarë të stafit mjekësor të infektuar në 51 raste të zbuluara në total. Raporti 1 me 12 është i lartë dhe kjo është një këmbanë alarmi. Nëse do të duhet të mbahet nën kontroll virusi dhe për të shpëtuar njerëzit e infektuar së pari duhen mbrojtur mjekët, të cilët mund të ndodhen në një zhbalancim të madh forcash nëse ditët në vijim numri i të infektuarve e ka trendin rritës më të madh sesa ai në Itali dhe Kinë?1 Në ditën e 9-të, kjo hipotezë ka nisur të vërtetohet ndonëse është ende shpejt për të dalë në një konkluzion.

Tërësia e hamendësimeve për një shpërthim të paimagjinuar dhe mundësie të kufizuar për ta përballur me sa më pak ksoto mund të mos qëndrojë, por  ato kanë fillur të zënë terren për shkak të informacionit tepër të kufizuar dhe mjaft mirë të retushuar nga institucionet. Në konferencat virtuale, Ministria e Shëndetësisë nuk u është përgjigjur asnjë prej pyetje shumë të rëndësishme që ngrihen si përshembull: Si ka mundësi që një familjar arriti të hyjë e të takojë një të dyshuar si i infektuar nga virusi tek Sanatoriumi në Tiranë e që më pas infektoi edhe tre veta nga stafi mjekësor?  A kanë qenë të përgatitura e të mbrojtura me kohë spitalet e tjera rajonale? A është prokuruar fondi 4 mln euro dhe a ka mundur qeveria të gjejë apo blejë më shumë respiratorë dhe maska?   Cilat janë burimet e tjera që përballojnë situatën? Në Itali shkuan mjekët kinezë, po në Shqipëri? Etj.  Duhen më shumë fakte që provojnë se ne do ia dalim me sa më pak humbje . Të vetmet informacione të zgjeruara vijnë në formë video  etydesh, ku duartrokitet për solidaritet me mjekët nga dritaret e qytetarëve të vetëizoluar apo jepen mesazhe online nga mjekët që duan të na qetësojnë se do ia dalim, por pa ditur taman se si. Dhe në këtë kolazh euforie vjen lajmi që qytetarët janë të ndalur të dalin pas orës 18:00 nga shtëpitë. Ndaj ky informacion duket i çuditshëm dhe i papritur se rruga deri tek ai ka qenë e mbushur me pak fakte të besueshme. 

Sapo lajmi u mor vesh pati zëra publik sfidues ndaj qeverisë duke u shprehur se do ta thyejnë urdhërin për të demostruar se vendimet e saj janë të gabuara. Qëndrimi  në shtëpi dhe vetëkarantinimi është sot e vetmja metodë për të ndaluar tani e në vijim virusin. Urdhëri i fundit, edhe pse është radikal,është në linjë me këtë metodë. Është luftë thotë  shpesh në cdo dalje apo postim të tij kryeministri duke kërkuar që ta ndjeim pas në këtë betejë . Por që qasja e publikut të jetë e shëndetëshme dhe që në fund të kësaj beteje të dalim të shëndetëshëm kërkohet edhe një informacion më i shëndetshëm, pra më besues ndaj publikut.

Meqë çdo gjë nisi nga Kina prej andej po  vijnë edhe mësimet. “ Arti i Luftës” është një nga librat e vjetër kinezë, 2500 vjeçar dhe një nga metodat më influente në teoritë e luftës në Botë.  Aty  “Ligji moral ”  ku ushtari beson sundimtarin dhe është i gatshëm ta ndjek pas pa marr parasysh as jetën, është një ndër 5 kriteret për të fituar betejën. Është morali dhe jo ligji është besimi dhe jo dhuna, është ndërgjegjia dhe jo autoritarizmi që i bëjnë njerëzit ta fitojnë këtë

 Kina gaboi kur e mbajti të fshehtë fillimin e përhapjes së virusit, Italia gaboi kur e neglizhoi. Po Shqipëria? Diçka mungon në tablonë tonë, ndaj vendimet si ky i fundit duket të çuditshëm kur në asnjë vend të Europës veç Kinës kjo nuk ka ndodhur. Nuk mjafton vetëm të lajmë duart në këtë luftë, por edhe të dijmë të reagojmë me ndërgjegje të plotë  dhe besim.

Nga Bordi Editorial I gazetës “Si”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT