E turpshme, mediat në Kosovë tani na quajnë “vendi fqinj”, reagon TKZ!
Një lajm i publikuar në portalin “Periskopi”, ka ngjalluar pakënaqësi te grupimi i Tifozave Kuq e Zi. Shkrimi në fjalë me titull: “Tradhti e organizuar, Plisat organizim për të shpërfillur Kosovën, do të shkojnë të përkrahin shtetin fqinj”, ka bërë që grupimi që mbështet ekipin kombëtar të të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, të mbajnë një qëndrim zyrtar. Sipas TKZ ky lajm paraqet gjuhën e urrejtjes dhe kërkon të të krijojë armiqësi mes shqiptarëve.
Ja çfarë shkruan TKZ:
“Të nderuar, në vazhdën e përçarjeve dhe shkrimeve tendencioze dhe me qëllim të krijimit të një klime urrejtje mes Kosovës e Shqipërisë dhe anasjelltas, i ashtuquajturi portali “Periskopi”, redaksia e sportit, ka botuar një artikull të titulluar
”Tradhti e organizuar: Plisat organizim për ta shpërfillur Kosovën, do të shkojnë ta përkrahin shtetin fqinj”.
Kjo, paraqet gjuhë të urrejtjes, është tendencë për të krijuar armiqësi mes shqiptarëve në veçanti atyre që frekuentojnë këtë të ashtuquajtur portal.Për të minimizuar këto shkrime në të ardhmen, dhe për të dhënë një mësim edhe për të tjera faqe, që të mos botojnë tituj të tillë paragjykues dhe fyes në të njëjtën kohë, ju ftojmë t’i bashkoheni aksionit për ti bërë “report” në faqen e facebookut.
Kosova ishte shqiptare, mbetet shqiptare dhe do mbetet përgjithmonë, dhe kjo jo për inat të dikujt, por se janë rrënjë të ujituna me gjakun e dëshmorëve tash e 2000 vjet.
Faleminderit paraprakisht!”-përfundon reagimi i Tifozave Kuq e Zi./ZgjohuShqiptar.info