Ngjela: Rama-Basha marrëveshje për pushtetin, ua prishi SHBA
Për avokatin Spartak Ngjela formimi i BKH dhe SPAK do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike. I ftuar në “Top Talk”, ai shprehet se të dyja palët janë të rrezikuara, e sipas tij nga mazhoranca ai që rrezikon më shumë është kryeministri Edi Rama.“Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan”, u shpreh Ngjela duke shtuar se kjo nuk është çështje politike, por vjen në funksion të reformës në drejtësi.I pyetur nga gazetari Dyrnjaja, se çfarë po bën Rama sipas këndvështrimit të tij, Ngjela u përgjigj: “Mezi e prishi marrëveshjen me Bashën. Atë ia kërkuan amerikanët”, duke ngritur edhe dy pyetje, për deklaratën e Ramës se “Basha i ka kërkuar të ndajë pushtetin në tryezë”, përgjigjet e së cilave, sipas tij, tregojnë ndërhyrjen e një force madhore.“Marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajon që e ka kërkuar”.Më tej Ngjela shton: “Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur”, tha Ngjela.Avokati Ngjela u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.Për Ngjelën, kjo duhet bërë pasi politikës shqiptare i duhet seriozitet, por sipas tij edhe kësaj çështje do të t’i jepet fund me krijimin e BKH dhe SPAK.“Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK”, u shpreh avokati Ngjela./ZgjohuShqiptar.info