OSBE: Shqipëria, ec dhe ndalo
“Zgjedhjet e përgjithshme të 2013 pritet të jenë një garë e egër”. Me këtë parashikim mbyll raportimin vjetor përpara Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, që po zhvillohet në Vjenë, kryetari i prezences së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.
Ne raportin prej disa faqesh per zhvillimet gjate nje viti ne Shqiperi, Wollfarth paraqet situaten politike ne vend, të permbledhur vetem me një shprehje “ec e ndalo”. Teksa reformat e tjera raporti i vlereson si te pjesshme apo edhe ne vend numero, ai vlereson konsensusin per Kodin Zgjedhor, por shton se kjo nuk mjafton.
‘Zbatimi i tij per zgjedhjet e 2013 mbetet pergjegjesi e plote e kryetareve te partive politike ne Shqiperi,- thote Wollfarth duke vene theksin tek fuqia e pakufizuar e lidereve politike.
Ne kete pike raporti i OSBE-se shton se reformat do te anashkalohen gjate ketij viti elektoral pasi vëmendja do të përqendrohet më shumë në pyetje si kush do t’i fitojë zgjedhjet, sesa si të çohet përpara me sukses axhenda komplekse dhe kërkuese e reformave.
Shteti i se drejtes permban nenvizimet me negative te raportit. OSBE thote se tendencat jane qe ne kete drejtim te kete hap pas, por vetem presioni nderkombetar ka bere qe kjo fushe te qendroje ne vend. “Dobësia e vazhdueshme e institucioneve shtetërore, siç është dëshmuar nga hezitimi i tyre për të vepruar në përputhje me ligjin, paraqet një kërcënim serioz për arritjet e brishta në fushën e shtetit të së drejtës – eshte citimi i raportit. Ai ve theksin tek gjyqi i Gerdecit, per te cilin thuhet shprehimisht se Gjyqi nuk mund të konsiderohet se është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë. Per nje tjeter gjyq te bujshem ne Shqiperi, ate ndaj ish kryeministrit Ilir Meta, raporti ve theksin tek vendimi i Gjykates se Larte per ta shpallur te pafajshem.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.