Kryemadhi beson tek SPAK: Nga sot, koha e “të fortëve” me pushtet ka mbaruar

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, duke pershendetur krijimin e SPAK, si një zhvillim te rëndësishëm e te pritur prej kohësh te Reformës në Drejtësi, beson se kjo strukture do te sjelle me vete nje ere te re per garantimin e sigurise jurdike per cdo qytetar te thjeshte dhe ndeshkim te merituar per shkelesit e ligjit.
Kryemadhi shprehet se me ngritjen e SPAK koha e te forteve dhe krimineleve ne pushtet dhe me pushtet ka mbaruar, nje deklarate e forte kjo e kryetares se LSI dhe bashkeshorte e presidentit Ilir Meta.
Mesazhi i Kryemadhit:
Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi.
Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit.
Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika.
Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.
Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.