Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Në gjendje të lirë do të hetohen 2 shoferë të tjerë.

Blutë informojnë gjithashtu se kanë vendosur 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Njotimi i plotë:

Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Një ndër prioritetet kryesore të këtyre kontrolleve janë testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, duke qenë se drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. 

Si rezultat, gjatë periudhës 01.08.2025 – 29.08.2025:

Janë arrestuar në flagrancë 26 drejtues mjetesh (13 në Vlorë dhe 13 në Sarandë);

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh;

Janë vendosur gjithsej 110 masa administrative, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.

Vetëm gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin në gjendje të dehur, shtetasit: K. Gj., 33 vjeç; Xh. D., 24 vjeç; S. M., 25 vjeç; D. A., 29 vjeç; I. Sh., 44 vjeç,  L. A., 29 vjeç, D. I., 63 vjeç dhe R. Z., 27 vjeç.

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur është një veprim i rrezikshëm, që rrezikon seriozisht jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT