Rama, thirrje Bashës: Ja si po bllokon negociatat me BE-në, po dëmton Shqipërinë jo qeverinë

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës nga Asambleja e Partisë Socialiste që të mos bllokojë mundësinë e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.Shefi i qeverisë u shpreh se nuk i kërkon Bashës që të mos dalë në protesta, por të respektojë vullnetin dhe ambicien e qytetarëve për të hapur negociatat.Rama tha se kjo nuk është një thirrje për të larë gojën për Bashën, ndërsa shtoi se jemi gati të ndajmë me opozitën triumfin e hapjes së negociatave.“Po kërcënohet një arritje historike e Shqipërisë, çelja e negociatave, po kërcënohet nga frika prej reformës në drejtësi, e kthyer në një politike destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën por që Shqipërisë mund t’i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm, njerëzit ta dinë që ky stacion i 6 muajve të parë të vitit është një stacion optimal për të pozicionuar më në fund Shqipërinë aty ku ne prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes evropiane…I bej thirrje PD dhe kryetarit të PD, nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që të mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë që të bëjë punët e veta sikur i mendon vetë edhe protestat. Por opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjese të popullit që në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat, nuk mundet që opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces.Nuk është 100% i sigurt sot, duhet të garantohet, jemi duke punuar me disa shtete që kanë shqetësimet, që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon një justifikim mund të kthehet në arsye për të na penguar. Dhe është e paimagjinueshme. Thirrja nuk është për të larë gojën. Pas kaq vitesh përpjekje dhe pritshmëri mos bllokojë negociatat. Jam gati që të nënvizoj që çelja e negociatave nuk është triumf partiak. Duhet të jetë triumfi i Shqipërisë dhe jemi gati ta ndajmë me opozitën, por opozita duhet të dëgjojë zërin e Shqipërisë’ deklaroi ai./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT