Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shefi i diplomacisë sllovake: Serbia pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën e di vetë cfarë përfiton

“Çështja e Kosovës është e rëndë për Serbinë dhe njëri nga kushtet të cilin Serbia duhet ta zgjidh para se të bëhet pjesë e BE-së, ndryshe nuk do të bëhet kurrë anëtare”.
Kështu ka thënë në Beograd ministri i Punëve të Jashtme dhe atyre evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok.
Sipas tij, BE-ja nuk është e gatshme që përsëri të vendoset në pozicionin e gjyqtarit ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të zgjidh problemin.
Korçok po ashtu ka thënë se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia ta nënshkruan përfundimisht një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve e cila do të jetë ligjërisht obligative për të dy shtetet.
Ndërkaq sa i përket njohjes së Kosovës nga Sllovakia, shef i diplomacisë së këtij shteti gjatë vizitës në Beograd ka thënë se Sllovakia nuk do të ndryshoj qëndrim dhe tash për tash nuk do ta njoh Kosovën.
“Ne nuk e bllokojmë rrugëtimin e Kosovës, por nuk e njohim si shtet, jo për shkak të Serbisë, por për shkak të parimeve”, ka thënë Korçok në fund./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button