Video 1 minutëshe sa 1 mijë fjalë! Blogeri izraelit “prek” besën shqiptare
Një video mjaft e veçantë me një virtyt ndoshta të harruar të shqiptarëve, është sjellë në vëmendja nga blogeri izraelit Nuseir Yassin. Një minutë video e cila flet shumë për rëndësinë dhe domethënien e besës, fjalës së dhënë e cila duhet mbajtur edhe nëse rrezikon jetën.
Personazh i kësaj videoeje është edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili përmend faktin se si një popull i nënë Terezës, arriti të strehonte hebrenjtë, kur shumë shtete i khtyen shpinën.
Në këtë video promocionale të Yassin përmendet roli i Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët refuzuan të dorëzonin hebrenjtë tek nazistët, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
“Falenderoj video-blogerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta në rrjetin social facebook./real-news/ZgjohuShqiptar.info