Edhe firma “META” ka miratuar ligje anti-shqiptare në ndihmë të Greqisë

Nga Ardit Saliaj :

Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, njëherazi vasal i bindur i “kriminelit dhe hajdutit Sali Berisha” (siç e ka quajtur), nuk mund të mohojë kontributin që ka dhënë në shërbim të interesave anti-shqiptare me produkt pro Greqisë, duke hedhur firmat e tij politike ligjvënëse (Jo të guroreve të Dajtit e Malit të Tomorrit). Ja faktet: Shqipëria ka në fuqi disa ligje, që ndërtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore në lidhje me shtetet të cilat kanë në fuqi ligjet e luftës ndaj saj. Po përmendim disa, në fund të të cilëve është dhe firma, madje dhe vetoja “META”.

1. Ligji 8306, datë 14.03.1998; Ligji 8515, datë 21.07.1999
2. Ligji 8660, datë 18.09.2000
3. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 329, datë 12.07.1999
4. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 27.05.2000.

Përsa i përket praktikës së deritanishme të ndërhyrjes së investimeve greke në ekonominë kombëtare shqiptare, këto ligje dhe vendime qeverie, bien ndesh me Nenin 28 të Ligjit 8577, datë 10.12.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Kushtetutës të RSH”. Po kështu bien ndesh edhe me nenet 131/C, 134/1,2 të Kushtetutës Shqiptare. Ndërkohë që ka trojet dhe pasuritë shqiptare të çamëve në Greqi, të cilat janë sekuestruar nga shteti grek dhe çamët nuk e gëzojnë të drejtën mbi to, mbasi shteti shqiptar nuk thotë as gjysmë fjalë për këtë problem.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT