VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme është ‘zhytur’ në errësirë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë ngarkesa e madhe në rrjet, ç’ka ka çuar në rënien e një prej tre fidrave të linjës.
Mungesa e energjisë elektrike vjen në një kohë që Saranda është e mbipopulluar nga turistët, ç’ka mund të shkaktojë edhe pakënaqësi te vizitorët.