Beogradi: Serbët që jetojnë në Shqipëri po shqiptarizohen

Përfaqësuesit e disa organizatave jo qeveritare në Beograd kanë shprehur të dielën pikëpamjen e tyre duke u bazuar në një hulumtim se pozita e afro 30 mijë serbeve që jetojnë në Shqipëri, siç kane thënë ata, po përkeqësohet deri në nivel të asimilimit të tyre masiv. “Komuniteti i serbeve që jetojnë në Shqipëri nuk janë kategori Kushtetuese dhe nuk kanë asnjë të drejtë. Ata çdo ditë e me tepër po shqiptarizohen gradualisht, jo me vullnetin e tyre, por duke u nisur nga politikat dhe praktikat të cilat mund të konsiderohen si trysni ndaj tyre” ka thënë Cedomir Antic, transmeton agjencia “Tanjug”.

Cedomir Antic i cili përfaqëson organizatën “Napredni klub” ka thënë se pozita e serbeve në përgjithësi në rajon nuk është e mirë. Ai ka mohuar të komentoj pozitën e serbeve të Kosovës, ngase sipas tij, organizata që ai përfaqëson ka refuzuar që Kosova ta sheh si pjesë të shkëputur të Serbisë. “Nuk e kemi trajtuar Kosovën, ngase program që mbulojmë ne i trajton shtete fqinjë dhe Kosovën nuk kemi mundur t’ia japim këtë epitet, por në vitet e ardhshme serbët e Kosovës do të trajtohen si Kosovo-UNMIK” ka thënë Antic.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT