Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

Në protestën e mbrëmjes së djeshme, të zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit kanë reaguar edhe ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit janë nisur në marshim drejt ambasadës së Serbisë dhe më pas drejt ambasadës së Ukrainës.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur “UÇK! UÇK! UÇK!”, duke shprehur qëndrimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike që lidhen me Kosovën.
Zelensky gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, përsëriti qëndrimin e Ukrainës se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës