Banorët e Zharrëzës marrin “peng” Gramoz Ruçin

Gramoz Ruçi gjendej sot në Zharrëz për të prezantuar kandidatët për deputetë, por banorët e fshatit e pritën me protesta pasi VKM e dhënë në muajin mars të këtij viti nuk është zbatuar akoma. Dëmshpërblimet mbetën çështje e harruar dhe mesa duket ishin një premtim bosh me qëllimin e vetëm për të nxjerrë nga greva.

Vetëm pas revoltës zotria premtoi se brenda javës do kenë dalë listat e shpive. Nëse kjo do jetë genjeshtër e radhës, Zharrëza do shkojë në Tiranë për një protestë më të gjatë se sa ajo që u bë në shkurt,- shprehet i revoltuar një banor i Zharrëzës për redaksinë tonë.

Premtimi për dëmshpërblim u bë nga Rama dhe ministrat e tij, por peshën e harresës po e paguan Gramoz Ruçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT