Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi të enjten presidentin Recep Tayyip Erdogan për “tërheqjen e Turqisë në aventura të rrezikshme në Siri”.

“Izraeli nuk do të lejojë asnjë entitet të kërcënojë sigurinë e tij”, shkroi Katz në X.

“Është e preferueshme që Erdogan të vazhdojë të mbajë fjalime boshe dhe iluzive kundër Izraelit në parlamentin turk sesa të testojë vendosmërinë e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Katz.

Më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli kundërshton vendosjen e trupave turke në Siri.

“Ne nuk do të tolerojmë një prani ushtarake turke në Siri që kërcënon Izraelin. Ne e bëmë të qartë mesazhin: Mos. Me sa duket, ata nuk e dëgjuan mjaftueshëm qartë, kështu që u siguruam që ata ta kuptonin më mirë”, tha Netanyahu.

Presidenca turke ne ragimin e saj tha se “nuk do të bjerë në kurthin” e ngritur nga Izraeli.

Drejtori i komunikimit i presidencës turke tha se Ankaraja ka përvojë të mjaftueshme për të mos rënë në kurthin e figurave si Netanyahu, “të cilët synojnë të minojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”.

Ndërkohë, në Tel Aviv, Yair Golan, udhëheqësi i demokratëve të opozitës së qendrës së majtë, e quajti sulmin izraelit në Siri “provokues dhe të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se e çon Izraelin “më pranë një përballjeje me Turqinë” dhe thellon përçarjen me aleatët e Tel Avivit, kryesori midis tyre Shtetet e Bashkuara”.

Uashingtoni po punon për të krijuar një mekanizëm për çaktivizimin e konfliktit midis Izraelit, Turqisë dhe Sirisë, ka konfirmuar i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, pasi Izraeli goditi bazën ajrore siriane pranë kufirit turk.

Barrack, i cili është gjithashtu ambasador i SHBA-së në Turqi, tha se Turqia nuk ishte paralajmëruar për sulmet izraelite, “dhe si pasojë e vëzhgoi avionin që po shkonte në veri drejt territorit të saj dhe për këtë arsye mund të kishte përgatitur në mënyrë të arsyeshme përgjigjen e vet”, duke iu referuar një reagimi të mundshëm ushtarak turk.

“Për fat të mirë, mendjet e qeta arritën të parandalonin përkeqësimin e mëtejshëm të situatës,” tha Barrack për Reuters në një intervistë telefonike.

“Prioriteti tani është ulja e tensioneve dhe lejimi i hapësirës për një qasje më të matur,” deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT